75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / P M

Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me mbi një vit burgim

Më 25.02.2026, Stacioni policor në Mamushë, në kuadër të Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, është informuar se në një pikë të kalimit kufitar është ndaluar një person i kërkuar nga organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për C. M., mashkull 35-vjeçar nga Mamusha, për të cilin kanë qenë aktive dy (2) urdhërarreste. Sipas autoriteteve, ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 (një) vit e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykata Themelore e Prizrenit.

Pas ndalimit, i arrestuari fillimisht është shoqëruar në stacionin policor në Mamushë, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.