75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me pesë vite burgim

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar;- Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.