75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 21 Prill 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi kanë pranuar një informacion, sot rreth orës 06:00 kanë arrestuar në fshatin Jezerc të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet M.G(M/K), i moshës 18 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë (14) muajve .

Polica të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.