11:38 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:30 në Ferizaj, kanë arrestuar  personin e kërkuar D.M (M/K), i moshës 19 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’  me dënim burgimi prej dy (2 )muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.