08:37 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Dje rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku”  në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’  me dënim burgimi prej  dy (2 ) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Mos i humb