Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Një person është arrestuar sot në Ferizaj.
Policia njofton se person i arrestuar ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ai u dënua për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj.
‘’Sot, në ora 14:00 në rrugën ‘’Hani i Ri’’në fshatin Rakaj të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës’’, thuhet në komunikatë.