75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë në ora 20:00, në fshatin Balaj të Ferizajt, derisa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar K.K (M/K) i moshës 36 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ me dënim burgimi prej njëzet (20) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj  personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.