75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 30 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte i dënuar me 3 vjet burg

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.L (M/K) i moshës 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’ me dënim burgimi prej tri ( 3 ) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.