75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet A.P (M/K) i moshës 28 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.