Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, në rrugën “Sali Bajra’’ në Kaçanik ka ndaluar personin me inicialet U.R (M/K), 30 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.
I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.