13:56 / E Martë, 17 Maj 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 10:00 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet M.R., i moshës 54-vjeç.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materies plasëse ’’

I njëjti, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.