75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik është arrestuar personi që ishte shpallur i  kërkuar me inicialet B.SH (M/K) i moshës 39 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një ( 1 ) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.