75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / Z S

Arrestohet një person i kërkuar në Leposaviq për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor”

”Me datën 17.02.2025, policia ka arrestuar personin e dyshuar S.C., 21 vjeçar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ky rast kishte ndodhur më 17.11.2024, kur në një lokal në Leposaviq, i dyshuari i arrestuar së bashku me tre persona tjerë kishin sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Tre të dyshuarit ishin arrestuar në ditën kur kishte ndodhur rasti, ndërsa i dyshuari i katërt kishte qenë në arrati”, thuhet ne njoftim.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatës se i njëjti ndodhej në një lokal në Leshak të Leposaviqit, ndaj të cilit gjithashtu ishte lëshuar Urdhërarresti nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në lidhje me rastin e lartcekur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike Drejtoria për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve – Mitrovicë Veri ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Indeksonline/