75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 26 Janar 2023 / AR

Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Dje nga njësite të stacionit Policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.

Personit i dyshuar: M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën vjedhje të rëndë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.