75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / LB

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, me ç’rast përgjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueahme të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Ndaj të dyshuarit; • L. Sh, mashkull, 31 vjeç, ka rezultuar të ketë edhe një urdhërarrest aktiv të nxjerrê nga Gjykata themelore në Prishtinë.

Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme operativo-policore ato hetimore dhe të verifikimit, konform urdhëresës së gjykatës, i njejti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një vit e shtatë muaj.