75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Z S

Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë

Më datën 23.12.2024 rreth orës 06:30 policët e stacionit të Shtërpcës në Brezovicë kanë arrestuar personin S. M (M/K), i moshës 53 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Më tutje u bë e ditur se Policia Rajonale e  Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.