75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga një informacion të pranuar inteligjent, sot rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.