09:27 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjatë ditës së sotme, ka arrestuar personin Sh.B. 35 vjeç.

Ai ishte i kërkuar nga Policia, transmeton Indeksonline.

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vite e 6 muaj.