Arrestohet një person i kërkuar për veprën: “Kontrabandë me emigrantë”, i dënuar me 18 muaj burgim

Ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni policor Prizren, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arritur që ta lokalizonin dhe ta arrestonin një person të kërkuar ( K. E. 38 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës), i kërkuar nga gjykata themelore në Prizren , i dënuar me 18 muaj burgim efektiv për veprën penale: “Kontrabandë me emigrantë“.
Ai, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali).