75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / MSH

Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga njësitet e stacionit policor të Podujevës, të mbështetur nga Njësiti i reagimit të Shpejtë, në një lokal në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi i dyshuar, G.H., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën “Hyzri Talla”,në Podujevë.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.