Arrestohet një person, i sekuestrohen një pushkë gjuetie, dy fishekë, 82 gëzhoja e një thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën ‘’Bedri Sokoli’’ në Prishtinë.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 2 fishekë, 82 gëzhoja, një thikë.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/