75 Mall Live Search
18:17 / E Diele, 17 Gusht 2025 / F.R

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

Një person me inicialet S.S. është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas një komunikate të përbashkët nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdare, në kufi me Serbinë.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vepruar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

S.S. dyshohet për kryerjen e veprës penale në territorin e Komunës së Vushtrrisë gjatë periudhës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë./IndeksOnline/