75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Arrestohet një person, ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “vjedhje’’

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka  arrestuar një person. Ai ishte shpallur në kërkim për shkak të veprën penale “Vrasje’’.

‘’Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar’’, thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005 me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/