75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / Z S

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme rreth orës 18:30 në qytetin e Ferizaj, Policia e Kosova më sakëtësisht njesia e trafikut në këtë qytet ka ndaluar një person me inicialet Q.A 40 vjeçar.

Ai pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit.