75 Mall Live Search
09:29 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / LB

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”

Dje në aeroportin “Adem Jashari”, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka falsifikuar leternjoftimin dhe pasaportën e një shteti të huaj.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 25.12.2021 – 19:50. Derisa i dyshuari mashkull Shtetas Shqiptar ka qene duke kaluar përmes aeroportit të Prishtinës për të shkuar për në një qytet tjetër të jashtëm, gjatë verifikimit të dokumentacionit  i njëjti dyshohet qe kishte të falsifikuar letërnjoftimin dhe Pasaportën  e një shteti tjetër të huaj. Dokumentacioni është   konfiskuar në  cilësi të provave materiale. I dyshuari është  arrestuar me vendim të Prokurorit i njëjti  dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.