11:43 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës, kishte pasaportë izraelite të falsifikuar

Një person është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

I dyshuari është i komunitetit turk, i cili në shkuarje në aeroport ka prezantuar pasaportën izraelite e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/