75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Deçan, kishte dalë në rrugë me AK47

 Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, me datën 22 gusht 2020, ёshtё informuar nga njё qytetar, se njё person i dyshuar kishte dalё nё rrugё me armё zjarri tё cilёn e mbante nё dorё.

Njësitet Policore pranё Stacionit Policor Deçan, menjёhere iu kanё vendit tё ngjarjёs, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nga i dyshuari B. K. lindur me 1975. Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar:

 një (1) AK-47,

 një (1) karikator i sё njejtёs armё dhe

 dhjetё (10) fishekё cal. 7.62x 39 mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.