75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 18 Prill 2025 / k.v

Arrestohet një person në Dobratin, i konfiskohen armë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje, që ndodhi mbrëmë në fshatin Dobratin, Komuna e Graçanicës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë reagimit, njësitet policore kanë kryer edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pushkë gjuetie kalibër 16 mm,
  • Një pushkë gjuetie kalibër 30-06 mm,
  • Një pajisje optike për pushkë,
  • 50 copë fishekë të kalibrit 16 mm,
  • Tri radiolidhje.

I dyshuari, G.P., mashkull 39-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./IndeksOnline/