75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / k.v

​Arrestohet një person në Drenas pasi rrahu nënën

Pas një mosmarrëveshje raportohet se djali ka sulmuar fizikisht nënën e tij në Drenas.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh , rasti ka ndodhur dje. Bëhet e ditur se viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.