75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 20 Maj 2021 / k.v

Arrestohet një person në Drenas, policia tregon arsyet

Është arrestuar një person në Drenas për shkak se në shtëpinë e tij pas një zënke kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar mediat se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Si pasojë e rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë edhe i mituri mashkull kosovar vëlla i viktimës.

Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/