Arrestohet një person në ‘Emshir’, ishte i armatosur dhe posedonte një qese me para false

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë për shkak se gjatë kontrollit në veturë, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Vitija”, në lagjen ‘Emshir’ të kryeqytetit, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndaj të dyshuarit është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe për falsifikim të parasë./IndeksOnline/