Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Një person është arrestuar dje në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar një të mirur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj, 26.12.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, muaj më parë dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” njofton Policia.