Arrestohet një person në Ferizaj, e theri me thikë viktimën pas një mosmarrëveshjeje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet SH.K., në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M., duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.