08:43 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një armë zjarri

Gajtë patrullimit policor dje në fshatin Dremjak të Ferizajt, është hasur në tre persona fëmijë, meshkuj të moshave (15,16 dhe 17 vjeç) në të cilët vëreheshin lëndime trupore, të shkaktuara nga një person i moshës madhore i cili më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë pranuar tretman mjekësorë.

Në lidhje me këtë, operatorët e NJRSH-së i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që ta dalin personin e dyshuar me inicialet M.M (M/K) i moshës 40 vjeçar i cili po lëvizste me një automjet furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia gjeti një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një mjet të mprehtë (brisk), të cilat u konfiskuan.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor “& “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”