10:53 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Ferizaj pasi vodhi një arkë me para të gatshme

Pas një pune hetimore policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar, pasi që i njëjti kishte depërtuar me forcë në një lokal prej ku kishte vjedhur nga një arkë para të gatshme.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer vjedhje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/