75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 14 Maj 2026 / KV

Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve, policia sekuestron marihuanë dhe para

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 13 maj 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit dhe bastisjes në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 58.04 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe 730 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.