10:45 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, i konfiskohen narkotikë, armë dhe para

Është arrestuar një i dyshuar në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e konfiskimit ishte 24.2 gramë dhe pas hetimeve të zhvilluara dhe me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një pistoletë, 18 fishekë, 11 mbajtëse të fishekëve të automatikut si dhe 10 mijë euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/