17:36 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Arrestohet një person në Gjakovë, i konfiskohen armë e municion

Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin  F. U., 25 vjeçar, mbi dyshimin se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.