75 Mall Live Search
09:32 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në  Gjakovë, dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Policia kishte kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Bordosanë, Komuna e Gjakovës. Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur një pistoletë e llojit Sportwaffen dhe një karikator.

I dyshuari S.GJ., i lindur në vitin 2000, është intervistuar, mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./IndeksOnline/