Arrestohet një person në Gjakovë, shkak lojërat e fatit
Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjakovë, pas pranimit të informatës së në një lokal (pa ndonjë mbishkrim) po zhvilloheshin lojëra të fatit, me urdhër të prokurorit është bastisur lokali dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 4 shtëpiza të kompjuterit, 1 printer, 1 skaner dhe 4 tiketat e gjetura në vendngjarje të shtypura të një kompanie.
Rasti ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Domenik Pegegaj” në Gjakovë.
Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull Kosovar-Shqiptar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/