Arrestohet një person në Gjakovë për trafikim me njerëz, identifikohet edhe një viktimë

Policia ka arrestuar të mërkurën mbrëma një person në Gjakovë nën dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz.
Sipas policisë, është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.
Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues, transmeton IndeksOnline.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/