Arrestohet një person në Gjakovë, punonte në bastore

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar në Gjakovë.
Arrestimi i tij është bërë pasi që ai ishte duke punuar në një bastore.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar një shtëpize kompjuteri, një printer, katër televizorë, një fletore, 31 tiketa të basteve dhe 56.90 euro para të gatshme, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, pas intervisitmit i dyshuari është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt./Indeksonline/