11:51 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi viktimën me thikë

Është arrestuar një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte sulmuar me thikë viktimën në Gjakovë.

Viktima në këtë rast është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/