Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për disa raste të vjedhjeve
Është arrestuar një person në Gjilan, pasi ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

