Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për përfshirje në gjashtë vepra penale

Policia e Gjilanit ka arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë përfshirë në gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar I narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
“Më 26.08.2024 si rezultat i angazhimit të përbashkët të njësitit të hetimeve të stacionit policor në Gjilan me njësite të tjera relevante policore dhe veprimeve operative – hetimore, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari F.I. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar I narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdorë si prova materiale në gjykatë.
Ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.