75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Z S

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në Gjilan.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar një person rreth orës 15:50 minuta.

Gjilan / 06.07.2025 – 15:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se ai dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/