Arrestohet një person në Gjilan, e sulmoi fizikisht një polic

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Gjilan./IndeksOnline/