75 Mall Live Search
09:18 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohet një person në Gjilan, kanosi zyrtarin policor

Një person ka përfunduar në pranga mbrëmjen e 17 shkurtit pasi dyshohet të ketë kanosur një zyrtar policor.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 17.02.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.