75 Mall Live Search
08:32 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / BA

Arrestohet një person në Gjilan, kishte armë e municion në shtëpi

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi posedonte dy armë AK-47 dhe rreth 137 fishekë.

Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Stançiq, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, arma dhe municioni u gjeten tek i dyshuari gjatë bastisjes në një nga pronat e tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” deklaron policia./IndeksOnline/