75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / A. M.

Arrestohet një person në Gjilan, kreu grabitje duke kërcënuar me thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Gjilan nën dyshimin për grabitje.

Sipas një komunikate për media, Njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan kanë arritur që të identifikonte, lokalizonte dhe arrestonte të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975).

Policia bën të ditur se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve, të grabisë një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.